Vala

Sinan Hoxha është një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore, i cili është shumë i angazhuar gjithandej, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari njihet edhe për realizimin e videoklipeve më të shtrenjta. Ai, realizon shpesh klipe, me pjesëmarrjen e shumë valltarëve dhe përherë me skena të mëdha.

Edhe e shoqja e këngëtarit, Andrra, është mjaftë e pranishme në jetën publike. Andrra dikur ishte fotomodele, ndërkaq tani merret me biznes. Ajo, i reklamon vetë fustanet e dyqanit të saj, shkruan “Kosovarja”.

Andrra Destanin në setin e fundit fotografik e ka grimuar Arbër Bytyqi, me gjasë i vetmi mashkull pos Sinanit që mund ta prekë me dorë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË