Vala

Kuzhinieri nga Australia, Richard Kornisch, ka zbuluar sekretin e vet se si vezët gjithmonë të jenë perfekt

I gjithë sekreti qëndron në letrën për pjekje.

“Në tigan vendosni letër pjekjeje dhe pllakën e shporetit ndizeni në nivel mesatar. Kur tigani të nxehet mjaftueshëm, shtoni një copëz gjalpi apo pak vaj ulliri, pastaj thyeni vezët drejtpërdrejt në letër”, thotë ai.

Vezët e fërguara në këtë mënyrë nuk do të jenë kërcëlluese, por do të jenë perfekt të pjekura dhe aspak nuk do të lodheni kur do të lani tiganin, të cilin mjafton ta lani me ujë të ftohtë dhe me detergjent.

Ky kuzhinier rekomandon që t’i vini kapak tiganit derisa vezët të piqen.

Në atë mënyrë ngrohtësia nuk do të lirohet por do të mbetet brenda tiganit, ndërsa fërgimi do të jetë më i suksesshëm, sepse do të bëhet edhe nga poshtë edhe nga lart.

MUND TË JU PËLQEJNË