Vala

Meshkujt janë të thjeshtë por si një fustan i mirë Chanel, në këtë thjeshtësi ka edhe kompleksitet.

Kur vjen fjala për të blerë dhurata, zakonisht personi që ka më shumë rëndësi është gjysma jonë më e mirë. Presioni për të gjetur dhuratën e duhur që balancon romancën dhe bujarinë($$) mund të jetë dërrmuese dhe stresuese. Duke marrë këshilla nga një mashkull ne ju rekomandojmë 17 dhurata që nuk duhet ti blini kurrë për të dashurin tuaj.

Veshje për stërvitje

Veshja për stërvitje i çon të dashurit tuaj një mesazh të cilin ata nuk duan që ta dëgjojnë. Nëse mendimi i tij i parë është, “Çfarë është duke u munduar të më thotë ajo?” ndoshta duhet të ta heqësh atë dhuratë nga lista jote.

Kolonjë

Njësoj si me rrobat, dhurata jote nuk duhet të nënkuptojë diçka negative si aroma trupore e të dashurit tënd. Pavarësisht faktit se ne e duam dikë që të mbajë aromë të mirë, lërë më mirë të dashurin tënd që ta zgjidhë vetë problemin e tij. Plus që nuk ka gjë më të keqe se të marrësh dhuratë një aromë që nuk të pëlqen.

Vepra arti

Edhe pse mendimi I dhurimit të një vepre arti mund të duket si një gjest shumë romantic gjasat janë që I dashuri juaj të mos marrë të njëjtin mesazh.

Abonime të ndryshme

Abonimet shtojnë presionin dhe nëse ekziston një gjë që djemtë nuk e pëlqejnë është presioni. Nëse ai ndihet sikur duhet të bëjë diçka do ta ketë zët.

Një ditë çift në SPA

Kjo është njësoj si ai t’ju blejë bileta për të parë bandën e tij të preferuar. Kjo është një dhuratë për të jo për ju, sipas bordo.al Një ftesë për të kaluar një ditë relaksuese në SPA është si një dhuratë që ti e do për veten tënde pork e nevojë për shoqëri.

Një robdisham të rehatshëm

Nëse nuk po qëndron te Hotel Ritz I dashuri juaj nuk do të veshë një robdishambër. Shumica e meshkujve nuk e vlerësojnë faktin e të qenit rehat.

Ajo këmisha që ti mendon se ai do të duket mirë

As ti e as i dashuri yt nuk mund të blini rroba për njëri-tjetrin pasi nuk ka të bëjë më se çfarë i pëlqen gjysmës tuaj por se çfarë ju pëlqen juve.

Bileta avioni për të takuar familjen tënde

Ka një arsye pse ai nuk e ka blerë ende. Ti blesh atij bileta për diçka që ai nuk e ka sugjeruar është katastrofë pasi do të thotë të marrësh ditët e tij të pushimit dhe fundjavat që janë shumë të vyera për të investuar në diçka që nuk mund të kthehet më.

Pajisje elektronike të cilat nuk i njeh

Më mirë jepi një kupon dhuratë, do ti kursejë kohën për ta kthyer brenda gjashtë muajsh kur të dalë version më I ri HD.

Kupon dhuratë në një dyqan ku ai nuk do të shkojë kurrë

Për të ti po shpenzon kot para që ai mund ti përdorë në një vend tjetër.

Shampoo trupi

Aroma është personale për një mashkull. Njësoj si ti që nuk dëshiron që nëna e tij ti blejë të brendshme, as ata nuk duan që e dashura tu blejë shampoo trupi.

MUND TË JU PËLQEJNË