Vala

Ju ndoshta po pyesni se çfarë mund të gaboni gjatë një dushi, apo jo? Pasi nuk keni nga të ikni dhe çdo pjesë e trupit do të lahet. Por jo gjithmonë ndodh kështu.

Ka disa gabime të vogla që ju nuk i vini re por ka ardhur koha ti mësoni:

Lani fytyrën gjatë dushit:

Duket se është shumë e përshtatshme që të lani fytyrën kur bëni dush por është e gabuar pasi temperatura e ujit është shumë e lartë dhe kjo gjë nuk i bën mirë fytyrës tuaj kështu që është më mirë të përdorni ujë të vakët në mënyrë që të mos dëmtojë fytyrën tuaj.

Nuk lani këmbët tuaja:

Ndoshta duket se larja e këmbëve është krejtësisht e panevojshme për shkak se ju jeni duke qëndruar gjithë kohës në ujë gjatë dushit. Problemi me këtë ide të gabuar është se lagështia nuk do të thotë automatikisht pastërti. Këmbët tona hyjnë në kontakt me të gjitha llojet e sendeve kur ecim dhe ato djersiten shumë. Ata bëjnë një punë të madhe për ne, kështu që duhet të përkulemi dhe tu japim një larje të mirë – e meritojnë.

Nuk e ndërroni shpesh sfungjerin që laheni:

Është një fakt shumë i njohur se myku i pëlqen kushtet e ngrohta dhe të lagura dhe kjo është pikërisht ajo që ne kemi në dushe. Prandaj, nëse përdorni të njëjtin sfungjer për muaj me radhë, ekziston një shans shumë i mirë që të infektoheni.

Përdorimi i sapunit të lëngshëm:

Sigurisht, mund të ketë erë shumë të këndshme, por nëse keni lëkurë të ndjeshme, sapuni i lëngshëm aromatik nuk mund të jetë miku juaj. Disa kimikate në sapunët e lëngshëm mund të shkaktojnë acarim. Nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ndjeshme, përdorimi i sapunit të lëngët pa aromë mund të bëjë një ndryshim të madh.