Vala

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi ditë më parë e ka festuar ditëlindjen me muzikw live me Naimin dhe Mihrijen Brahën. Videon e ka publikuar një profil në Facebook Xhamia e Isabeut e cila thuhet se menaxhohet nga reforamtorët e BFI-së.

Nuk dihet nëse edhe hoxhallarët tjerë që flasin për fenë Islame një ndër fetë e cila e ndalon muzikën kanë qenë prezentë në këtë aheng muzikorë për qejfin e Reisit. Pavarësisht qejfeve të Reisit asnjë hoxhë në Maqedoni nuk ka dalur hapur të kundërshtojë veprat e tij duke dhënë një imazh kundër parimeve fetare islame.

Naim Abazi thotë se Sylejman Rexhepi, është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.

Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit, kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë.

Ndryshe Sulejman Rexhepi edhe vitet tjera i ka festuar me muzikë ku së fundmi ishte Shyrete Beluli dhe Mahmut Ferati./tetovasot/

 

Sulejman Rexhepi feston ditelindjen me muzike live me Naimin dhe Mihrijen

Ne maqedoni nuk besoj me qe ka besimtar musliman, mbasi arritem te tolerojme edhe keto veprime jashte cdo norme morale dhe islame te personit i cili e ka uzurpuar postin e Kryetarit te Bashkesis Fetare Islame.Sulejman Rexhepi e feston ditelindjen me muzike, femra lakuriq dhe krisma te armeve.Kengetaret Naim Abazi dhe Mihria po paguhen me parat e fitrit, zeqatit dhe kurbaneve.Naim Abazi thot se Sulejman Rexhepi eshte nje hoxhe modern te cilin do ta dergon edhe ne diskoteke, ndersa personi i cili po filmonte me kamere Arif Krasniqi thot se para nje muaji e kishte pas Sulejman Rexhepin ne diskoteken duplex ne kosove.Ne video shifet djali i sulejman rexhepit i cili kohe pas kohe shetitet si kauboj me arme ne brez dhe nderkohe degjohen edhe te shtena te shumta me kallashnikov. Djali i sulejman rexhepit i cili shihet ne video eshte inspektor ne stacionin policor ne Karposh te Shkupit.Organet policore heshtin per kete sjellje kriminale te punonjesit te tyre.Ne video ndegjohet Naim Abazi duke i pershendetur edhe mysafiret e pranishem Musa Xhaferin dhe Izet Mexhitin.

Publiée par Xhamia E Isa Beut sur Lundi 11 février 2019

MUND TË JU PËLQEJNË