Vala

Një kontabilist ka vjedhur 250 mijë Paund nga një klub futbolli i ligës jo profesioniste për t’i shpenzuar me një modele që kishte njohur në internet. Ngjarja është shënuar në Britani të Madhe.

Andrew Barnbrook i shpenzoi paratë duke i blerë dhurata modeles së quajtur Victoria Sinclair. Pjesën më të madhe të parave ai e shpenzoi duke folur online përmes webcamera me modelen. Biseda online kushtonte 8 Paund për minutë. 37-vjeçari, i cili punonte si ndihmës kontabilist në ekipin e Lancashire, transferoi paratë në llogarinë e tij personale.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj Andrew Barnbrook, klubi tha se nuk ka asnjë mënyrë që të rikuperohen paratë e shpenzuara, pasi ato janë shpenzuar. Prokurori i çështjes tha se 37-vjeçari kishte paguar edhe për takimet ballë për ballë me modelen e quajtur Victoria.

Madje i kishte blerë edhe dhurata të shtrenjta. Sipas akuzave që u thanë në sallën e gjyqit, kontabilisti i ka shpenzuar të gjitha paratë e vjedhura nga klubi i futbollit. 37-vjeçari u shpall fajtor, por çështja ka shkuar në gjykatën më të lartë dhe seanca është parashikuar të mbahet në muajin Prill.

MUND TË JU PËLQEJNË