Vala

A ju kujtohet se si ka qenë jeta para rrjeteve sociale? Kur duhej t’i shikonit lajmet për të marrë informacione? Ishte kohë më e thjeshtë atëherë, një kohë që nëse jeni nën 25 vjeç, nuk e keni përjetuar në jetën tuaj.

Statistikat tregojnë se 77% e amerikanëve kanë profile në rrjetet sociale dhe më shumë se 2.3 miliardë njerëz në të gjithë botën janë shfrytëzues të rrjeteve sociale. Sipas një burimi, njerëzit që i shfrytëzojnë rrjetet sociale do të shpenzojnë mbi pesë vjet të jetës së tyre bazuar në shfrytëzimin mesatar ditor rreth dy orë në ditë.

Këtu mund të gjeni tri mënyra se si t’i shfrytëzoni rrjetet sociale që të përfitoni më shumë:

Bëni një strategji

T’i kontrolloni rrjetet sociale një herë në mëngjes, një herë në drekë dhe një herë pas darke krijon vetëdije rreth një aktiviteti që mund t’ju shërbente për të inspiruar apo për t’ju afruar me të tjerët. Është gjithashtu ide e mirë të keni një ditë kur shkëputeni tërësisht nga realiteti virtual për t’u lidhur me jetën e vërtetë.

Bëhuni real rreth mënyrës se si ndiheni

Largoni faqet që ju bëjnë të ndiheni e vetmuar apo jotërheqëse. Mos i ndiqni faqet që janë negative dhe ju bëjnë të ndiheni keq me veten. Fshihni llogaritë e kompanive apo “miqve” që ju bëjnë të ndiheni më inferior se sa më të inspiruar. Gjithashtu reflektoni rreth asaj se sa shumë vareni në miratimin e të tjerëve për lumturinë tuaj. Nëse postoni vetëm për të marrë “pëlqime”, po e hapni veten ndaj zhgënjimeve dhe ndjesisë së rreme të një atmosfere shoqërore.

Vini një qëllim

Një ditë, për një moment të shkurtër, jeni regjistruar në rrjete sociale, por kur ka qenë hera e fundit që e keni pyetur veten se pse vazhdoni të kyçeni? Nëse e keni të qartë qëllimin se pse postoni ose pse jo, koha juaj do të shpenzohet shumë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË