Vala

Ky gatim është tipik për këtë stinë, shumë i shijshëm për shkak të përbërësve të ndryshëm që përdoren.

Përbërësit:

– 500 gramë mish nga kofsha e viçit,

– 2 qepë të kuqe,

– 150 gramë karota,

– 20 ml vaj,

– 250 gramë domate të grira,

– një lugë të vogël spec të kuq djegës të bluar,

– ½ lugë hajvar,

– 1 thelb hudhre,

– ½ speca të vegjël djegësi,

– 1 lugë e vogël koncentrat domateje,

– ½ luge qull mielli,

– një lugë majdanoz,

– kripë,

– piper.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni mishin e viçit, të prerë në kube të vogla. Shtoni qepën e grirë dhe karotën.

Marinoni rreth 5 minuta, hiqni nga zjarri dhe përzieni koncentratin e domates, specin e bluar dhe hudhrën.

Ktheni sërish në zjarr, shtoni specin djegësi dhe domaten, qitni kripë dhe piper.

Shtoni 8 dl ujë dhe zieni të mbuluar me kapak rreth 50 minuta, derisa mishi të zbutet.

Sipas nevojës shtoni ujë. Qullin e miellit tundeni në pak ujë të ftohtë dhe përzieni në supë.

Zieni pak, shtoni havjarin dhe qitni majdanozin e grirë.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË