Vala

Fatmir Spahiu padyshim se është ndër aktorët më të ndjekur në vendin tonë, i cili më së shumti njihet në rolin e Okit në projektin Kafeneja jonë, projekt ky i cili i mungon shumë publikut, shkruan Kosovarja.

Është tejet aktiv në rrjetet sociale duke shpalosur detaje të ndryshme qoftë nga karriera e po ashtu nga jeta private.

E kësaj here, me rastin e ndërrimit të moteve, ka bërë një urim shumë të veçantë me imazhin e dy fëmijëve të tij, të cilët padyshim se i ngjajnë shumë.

Padyshim nuk mungon as portreti familjarë ku edhe Oki dhe bashkëshortja duken për mrekulli.

“Gezuar miq! Shendet e tjerat behen..” janë fjalët e tij.

Ajo çfarë merr vëmendjen janë flamujt e shtetit shqiptarë dhe amerikan, me të cilët janë mbështjellur djelmoshat, imazh ky i cili ka marrë shumë komente dhe pëlqime./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË