Vala

Detaje nga jeta e “Ferides” “Mos ma lësho dorën”, është serial i ri që ka filluar.

Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme.

Feride, grua në moshë e suksesshme në biznes, e shquar për mirësi. Nipi i saj Xhenk djalë ambicioz. Azra synon të arrijë suksese, ndërsa kujdeset për vëllain e saj autist.

Çfarë rastsësi krijon jeta, kur Azra e njofton Xhenkun?

Emocione dhe mesazhe mbresëlënëse nga episodi në episod në serialin “Mos ma lësho dorën”. Seray Gözler aktorja e njohur turke e cila luan rolin e “Ferides”, ka lindur më 27 shtator të vitit 1961 në Adana të Turqisë, shkruan rtv21.tv.

Ajo diplomoi në Departamentin e Teatrit, Universiteti Mimar Sinan. Seray ka luajtur shumë role në teatër, film dhe seriale.

Me rolin e “Ferides”, gjyshes së “Xhenkut” në serialin “Mos ma lësho dorën”, ajo ka rrëmbyer vëmendje të madhe së fundmi.

Aktorja 57 vjeçare, Seray Gözler është e martuar me aktorin turk Saydam Yeniay dhe ka një fëmijë Ege Yeniay.

Më poshtë keni disa fotografi nga përditshmëria e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË