Vala

Gjithnjë e më shumë meshkujt më të vjetër se 40 vjeç i sulmon mungesa e dëshirës në krevat.

Shumicës së meshkujve të cilët përpiqen të joshin femrën, e para që u bie në mend është të errësojnë dhomën për të krijuar atmosferë romantike.

Megjithatë, nuk do të duhej ta bënin këtë, nëse dëshirojnë të tregojnë më të mirën që dinë në krevat.

Në të vërtetë, drita e zjarrtë mu sikur ajo e ditës, ngre nivelin e testosteroneve dhe mund të trefishojë nivelin e kënaqësisë, ka treguar hulumtimi më i ri.

Gjithnjë e më shumë meshkuj të vjetër më shumë se 40 vjeç i sulmon mungesa e dëshirës seksuale. Ulja e libidosë sillet varësisht nga stina e vitit, ndërkaq shkencëtarët kanë vendosur që të verifikojnë se a ka kjo lidhje me ndikimin e dritës në dhomë, përkatësisht mungesa e saj.

Shkencëtarët kanë studiuar 38 meshkuj të cilët përballen me nivelin e ulët të dëshirës seksuale.

Për t’u verifikuar teoria, meshkujt janë ndarë në dy grupe. Pas dy javësh, një grup meshkujsh çdo mëngjes i kanë lënë në dhomë me dritë të zjarrtë.

Pas kësaj periudhe, u është matur niveli i testosteroneve dhe është vërejtur që u është ngritur dukshëm në krahasim me grupin tjetër të meshkujve të cilët nuk i janë ekspozuar dritës së zjarrtë.

MUND TË JU PËLQEJNË