Vala

Ajo nuk paraqitet shpesh në Intervista ndërsa këngë po sjellë shumë rrallë, megjithatë po ia arrin të mbetet ende njëra ndër gratë më të komentuara në shoubizin shqiptar.

Këngëtarja Genta Ismaili, javën që lamë pas, ishte pjesë e intervistës “50-të pyetje me…” në emisionin Prive, ku rrëfeu disa gjëra që s’i kishim ditur për të.

Ismaili kësaj here, e përmendi disa herë një person të dashur për të, duke mos e zbuluar identitetin…

“Një ngjarje e pabesueshme këtë vit…”, ishte pyetja e Artan Telakut drejtuar Gentës, derisa përgjigja e saj ishte:

“Një takim me një njeri shumë të dashur për mua”.

Më pas këngëtarja e ka përmendur edhe njëherë “këtë personin e dashur” misterioz, që në ditëlindjen e saj i paska falë ndjenja të paharrueshme.

“Shumë ditëlindje të bukura kam pasur. Dhurata më e mirë që e kam marrë është kur e kam taku një njeri shumë të dashur timin. Në momentin që më ka përqafuar më ka bërë të ndjehem shumë mirë”, ka thënë Genta, duke na bërë të dyshojmë se tashmë dikush ka hyrë në jetën e saj. /Prive

MUND TË JU PËLQEJNË