Vala

Quhet Jeton Ramiqi, por për publikun është i njohur si MVJ. Ky është këngëtari 29 vjeçar nga Gjilani, i cili lindur e rritur në Aargau te Zvicrës.

<p>Artisti në fjalë deri më tani ka publikuar dy projekte muzikore, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku i gjerë.
Këngëtari i talentuar e i pashëm thotë:
“”S’ka dashni” ka qenë kënga e parë. Kam marrë kritika pozitive, madje edhe nga të huajt. Ka pasur shumë komente të tipit “vazhdo përpara”. E, “Lule kuqe” është kënga ime e dytë. Nga ritmi është pak më e ngadaltë, është kënge dashurie. Këtë këngë po e pëlqejnë posaçërisht vajzat”, thotë këngëtari që tashmë po rrëmben zemrat e publikut.


<p>MVJ thotë: “Unë gjithmonë kam dëgjuar muzikë nga çdo vend të botës. RnB, Pop, Hip Hop, Reaggaton janë zhanre muzikore që më pëlqejnë shumë. Kur ta kalosh kohën e fëmijërisë në vitet e 1990ve, RNB Pop dhe Hip Hop, Reaggaton ta formojnë mendimin muzikor”, ka thënë tutje MVJ.
<p>Përveç dy këngëve të lartpërmendura, ai do të sjellë së shpejti për publikun edhe një këngë të re, në të cilën ka punuar tash e një kohë të gjatë.

“Momentalisht jam duke punuar në një këngë, me një temë që çdo njeri në jetë e ka përjetuar. A për dashuri, për shoqëri apo diçka të tillë. Është shumë ritmike, zhanër Reaggaton/RnB. Gëzohem shumë, është kënga më e preferuar. Jam i sigurt se do i pëlqejë publikut. Nuk mund të pres deri sa ta publikoj. Dhe kënga e tretë është në bashkëpunim me “Big Deal Records””, thotë këngëtari i ri.
MVJ ka një qëllim, të godas në zemrat e publikut. Ai, është në rrugë te mirë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË