Vala

Autoritetet janë të bindura tashmë se gruaja e gjetur sot në mëngjes pa jetë në liqenin e Sharrës është vrarë nga kunati i saj, me të cilin kishin edhe një lidhje intime prej kohësh.

Policia ka shpallur në kërkim Dashamir Xhepën pasi dyshohet se vrau kunatën e tij 49 vjeçare sepse kjo e fundit i kërkoi që të ndaheshin dhe të mos e vijonin më raportin që kishin.

Lirie Xhepa 49 vjeça u gjet sot nga banorët në zonën e Liqenit të Sharrës në Tiranë me fraktura në kokë dhe me tre plumba në trup.

Ajo ishte nënë e katër djemve, ndërsa rreth 10 vite më parë bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë.

Ajo jetonte në këtë zonë me djalin e vogël, ndërsa dy prej djemve ndodhen në Angli, dhe tjetri kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu, i cili ishte dënuar në 2015 me 5 vite burg, për kultivim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

MUND TË JU PËLQEJNË