Vala

Një burrë trans gjinor, i cili solli në jetë një djalë, tregoi se si njerëzit e kishin ofenduar dhe gjykuar çdo ditë për shkak se mbeti shtatzënë.

Wyley Simpson, 28 vjeç, që jeton në Teksas, SHBA me të fejuarin e tij, filloi të kalonte nga mashkull në femër në moshën 21 vjeçare.

Pavarësisht se iu nënshtrua terapisë me testosteron dhe mjekët i thanë se nuk mund të mbeste shtatzënë pasi nuk i vinin më menstruacionet, çifti zbuluan se ai ishte shtatzënë në shkurt të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse në fillim ata nuk ishin gati për t’u bërë prindër, Wyley vazhdoi shtatzëninë e tij – pavarësisht se u gjykua dhe u ofendua rëndë çdo ditë nga njerëz të panjohur.

Në shtator të vitit të kaluar, Wyley solli në jetë një djalë, Rowan, përmes prerjes cezariane.

MUND TË JU PËLQEJNË