Vala

DASHI-21. mars – 20. prill
Do e forconi edhe me shume lidhjen ne çift gjate kësaj jave dhe do ndiheni gati te merrni edhe vendime te rëndësishme. Nuk do mundojnë çastet romantike dhe ato intimet. Beqaret ose do bëjnë ose do marrin deklarata te forta dashurie te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Me financat tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te mbeteni duarthate. Pa to nuk mund te bëni dot asgjë. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Nuk do ndieni me asnjë shqetësim e asnjë dhimbje sado te vogël. Ne pune do lodheni paksa, por pak nga pak do arrini tek objektivat finale.

DEMI-21. prill – 21. maj
Ata qe kane kohe qe janë ne një lidhje do kenë një jave shume te qëndrueshme do merreni vesh për gjithçka do bini dakord për vendimet qe do merrni. Beqaret do kenë vetëm mundësi te fillojnë aventura kalimtare pa një te ardhme. Shfrytëzojini nëse kjo është ajo qe doni. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi. Shpenzimet e mëdha qe keni menduar te kryenit duhet t’i shmangni. Shëndeti do jete me delikat nga sa prisnit. Stresi dhe lodhja do kenë goxha pasoja. Ne pune vetëm me durim, këmbëngulje dhe besim ne vetvete mund te arrini atje ku dëshironi. Po u acaruar me pengesat me te vogla do e humbisni përqendrimin. Ambienti familjar do ngrohet tej mase.

BINJAKET-22. maj – 21. qershor
Këtë jave duhet me patjetër te rivendosni komunikimi dhe bashkëpunimin ne jetën tuaj ne çift. Mendoni ta surprizoni çdo moment atë qe keni ne krah duke menduar sikur jeni ne një film Hollywood-i. Shtojini dozat e imagjinatës sa te mundni. Financat do jene disi me te qëndrueshme se pak kohe me pare. Përfitoni për te shpenzuar për gjerat me te domosdoshme. Për shëndet me te mire duhet te konsumoni me shume vitamina dhe oligo-elemente. Ecja ne këmbë gjithashtu do ju mbaje ne forme. Ne pune do jeni te zotet dhe nuk do lini t’iu shpëtojë asnjë rast për te arritur atë qe dëshironi. Ne familje do flisni hapur dhe do i sqaroni mosmarrëveshjet.

GAFORRJA-22. qershor – 22. korrik
Jave shume e trazuar kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe gjithsecili do kërkojë te dale e tija. Beqaret do kenë një jave te zakonshme dhe pa asnjë takim mbresëlënës. Serish do mbeten te vetmuar. Financat fatmirësisht nga e marta do fillojnë te kenë disa përmirësime te vogla. Me pak durim gjerat do ecin mire dhe do i shlyeni edhe borxhet. Shëndeti duhet pasur me tepër ne vëmendje. Shqetësimet qe keni pasur se fundmi do vazhdojnë te jene kështu qe flisni sa me pare me nje mjek. Ne pune gjerat nuk do jene aq te thjeshta sa ju mendonit. Tregohuni te matur, Me familjen nuk do i keni punët mire.

LUANI-23. korrik – 22. gusht
Këtë jave, me ne fund, do e kuptoni se ai qe keni ne krah nuk bën për ju. Nuk keni as ide dhe as aspirata te përbashkëta kështu qe nuk ja vlen te qëndroni me bashke. Do ndiheni me te çliruar. Beqaret nga ana tjetër do kenë njohje te reja dhe do njihen mire ne praninë e atyre personave. Gjithçka do varet nga ata pe rate qe do ndodhe me pas. Me financat nuk pritet asnjë lloj problemi. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël. Pini qetësues, por ne asnjë mënyrë mos e teproni. Ne pune ambicia do ju beje te qëndroni gjithë kohës ne gatishmëri. Nuk do ju shpëtojë asnjë detaj dhe do arrini rezultate te shkëlqyera. Ne familje do merren vendime te mëdha.

VIRGJERESHA-23. gusht – 23. shtator
Do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do i sqaroni hatermbetjet dhe do ndiheni shume me te qete. Beqaret do pëlqejnë aq shume persona saqë ne fund do e kenë te vështirë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja do ketë aq shume përmirësime saqë do mbeteni pa fjale. Shëndeti do jete ne periudhën me te mire. Jo vetëm qe nuk do keni shqetësime, por do jeni edhe me më shume energji dhe dinamizëm. Ne pune do përshtateni shpejt me detyrat e reja dhe do arrini majën e suksesin me herët nga sa mund ta mendoni. Familjaret duhet t’i dëgjoni me kujdes dhe t’i respektoni.

PESHORJA-24. shtator – 23. tetor
Do largoheni për disa momente nga realiteti këtë jave dhe do bëni gjerat çmendura me partnerin. Emocionet do jene te forta kështu qe do ja vleje mundimi. Beqaret do shoqërohen me persona disi te turpshëm, por me shume vlera. Mos lejoni qe këto mundësi t’iu ikin nga duart. Ne planin financiar rrethanat nuk do jene te përshtatshme për te kryer investime te pafundme. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar dita ditës. Mos harroni te konsumoni sa me shume perime dhe peshk. Ne pune ka ardhur koha te përveshni mëngët dhe te guxoni te bëni diçka qe ju është propozuar kohe me pare. Përfundimi jo vetëm qe do jete i mire, por do fitoni edhe shuma te konsiderueshme ne para. Familja pa probleme.

AKREPI-24. tetor – 22. nëntor
Këtë jave do kaloni momente fantastike ju qe jeni ne një lidhje. Do jeni te dy kureshtare si ju ashtu edhe partneri juaj, prandaj do jeni te gatshëm te provoni edhe eksperienca te reja. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm sepse përndryshe mund te hedhin hapa te gabuara. Me financat nuk duhet as te luani as te rrezikoni. Mundohuni qe t’i menaxhoni si duhet ato para qe keni dhe te ulni ne maksimum shpenzimet. Shëndeti do jete delikat. Do jeni te ndjeshëm dhe do prekeni nga çdo virus qe do ekzistoje. Ne pune shume gjera do gjejnë zgjidhje dhe do jeni disi me te qete. Do ndiheni krenare edhe për shkak te përgëzimeve qe do merrni nga shefat. Ne familje do ketë ndryshime rrënjësore.

SHIGJETARI-23. nëntor – 21. dhjetor
Jeta ne çift do jete e mrekullueshme çdo dite te kësaj jave. Do qëndroni me tepër ne shoqërinë e partnerit tuaj dhe bashkëpunimi do forcohet. Për beqaret do ndizet drita jeshile dhe shume gjera do marrin drejtimin e duhur. Personi qe do keni pranë do ju përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do jene aq te mira sa do dëshironit megjithatë me pak kujdes mund t’ia dilni edhe ashtu. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Mos mbani dieta strikte sepse do pendoheni tej mase. Ne pune duhet te tregoheni gjithë kohës realiste dhe te mos ju besoni verbërisht kolegeve. Disa prej tyre mund t’iu prishin planet për shkak te zilise. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme dhe pa probleme.

BRICJAPI-22. dhjetor – 20. janar
Do e kritikoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj gjate kësaj jave, por ai do tregohet shume i duruar dhe madje do pranoje disa te meta. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një histori dashurie serioze dhe me pak përpjekje do ja dalin mbanë. Personi qe do kenë pranë mund te jete i shenjës se gaforret ose peshores. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak sepse çdo gjë do ece me se miri. Shëndeti do kenë vetëm disa shqetësime te vogla ditët e para, me pas d ndiheni te qete dhe plot energji. Ne pune do lodheni pak, por do jeni këmbëngulës dhe do arrini gjithçka qe doni. Merkuri do ju mbështesë ne çdo moment. Ne familje duhet te jeni me te dëgjueshëm dhe me tolerante.

UJORI-21. janar – 19. shkurt
Jave shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do refuzoni ne mënyrë kategorike te bëni lëshime dhe kjo do e acaroje me tepër atë qe keni ne krah. Beqareve do ju ofrohen plot mundësi për aventura, por ata do preferojnë vetëm lidhjet e qëndrueshme dhe nuk do mundohen as te njihen me disa persona. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume sepse gjerat do ju dalin jashtë kontrollit dhe me vone do jete e vështirë te riktheni qëndrueshmërinë. Shëndeti do jete shume me i mire nëse çlodheni aq sa duhet. Ne pune nuk duhet te humbni kohe me gjera te kota, por duhet te tregoheni këmbëngulës dhe madje te rrezikoni për projekte te mëdha. Jeta familjare do jete goxha e turbullt.

PESHQIT-20. shkurt – 20. mars
Tregohuni shume te kujdesshëm gjate gjithë kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje sepse ne një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë vetëm flirte me disa persona, asgjë me tepër sesa aq. Megjithatë do ndihen mire duke qene se miqtë dhe familjaret do iu gjendjen ne çdo kohe pranë. Ne planin financiar do ju ndihmojnë disa te afërm dhe gjendja do jete shume e mire. Shëndeti nuk pritet te ketë probleme. Mos harroni te përdorni shpeshherë çaj dhe mos neglizhoni as seancat e yoga-s. Ne pune do hidhni hapa te mëtejshme duke u bere jo vetëm te njohur, por duke fituar edhe me shume te ardhura. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

MUND TË JU PËLQEJNË