Vala

Horoskopi javor, 11-17 Shkurt:

Dashi-Fati dhe arritjet do jenë pjesë e kësaj jave. Do i hapni edhe më shumë dyert për bashkëpunim me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më mirë me partnerin dhe do e kuptoni se e keni pasur gabim për ato që keni menduar. Nuk do mendoni më për ndarje. Ju beqarët do ndiheni më mire këtë javë. Do realizoni takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndieni më vetminë.

Në planin financiar situata do lërë për të dëshiruar dhe kjo për shkak të pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jetë periudhë e mirë. Do keni imunitet dhe rezistencë të mirë fizike e morale. Në punë yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Pas të mërkurës mund të fitoni edhe një pozicion të ri me më tepër të ardhura se më parë.

Demi-Mënyra sesi do shpreheni dhe gjestet që do bëni mund të sjellin probleme këtë javë. Jeta në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit ëndërruar. Kujdes duhet bërë ditën e martë dhe të mërkurë sepse partneri do jetë me nerva dhe mund të këmbëngulë për disa gjëra. Më mirë hapni rruge. Nëse jeni beqarë nuk duhet t’i jepni fjalën dikujt apo të bëni premtime, por duhet të njiheni sa më mirë me ta para se të hidhni hapa.

Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë përkujdes dhe maturi që të mundeni edhe pse në fakt do merrni para nga të afërmit. Për shëndet të mire, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dieta atleti. Do e shihni që do ndiheni sikur keni rilindur., në punë do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet falë vendosmërisë dhe këmbënguljes.

Binjakët-Gjatë kësaj jave do ju ndriçohet çdo gjë dhe do e shihni realitetin ashtu si është. Nëse keni një lidhje më në fund do afroheni me partnerin tuaj falë disa projekteve të përbashkëta që do nisni. Keni për ta parë që kur bëheni bashkë jeni një skuadër e pathyeshme. Nëse jeni beqarët do realizojnë takime të reja në disa mbrëmje ku do jeni të ftuar.

Ndonjëherë gjërat që rrjedhin natyrshëm janë ato më të bukurat e më të veçantat. Në planin financiar do reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo lloj hapi dhe kjo do bëjë që të mos keni tronditje. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Ditët e para do keni shqetësime nga barku dhe nga shpina. Në punë mos ecni kuturu, por ua vini njëherë veshin kolegëve të vjetër. Disa mund t’iu japin këshilla me vlerë.

Gaforrja-Kjo javë do jetë e magjishme dhe e mbushur me risi. Çdo çast do jetë i përkryer. Në jetën tuaj në çift do ketë ndryshime rrënjësore gjatë kësaj jave, por çdo gjë do varet nga sjellja e kohëve të fundit. Nëse e keni dashur dhe e keni respektuar partnerin ai do ju bëjë surpriza dhe propozime për diçka më serioze.

Nëse jeni grindur do vendosni të qëndroni pak kohë larg. Ju beqarët nuk duhet të pranoni asnjë ftese sepse do lëndoheni. Në planin financiar është momenti të këshilloheni me specialistë që të mos keni të papritura. Shëndeti do jetë disa ditë i mirë e disa ditë jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave. Në punë do jeni ambiciozë dhe të arsyeshëm. Gjithçka do ju ecë më mirë nga më parë.

Luani-Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë këtë javë dhe të mos bëni asgjë të pamenduar mirë. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dalë në dritë një moment dhe situata mund të ndërlikohet më tepër.

Ju beqarët do realizoni takime të papritura, por që do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni që edhe ëndrrat mund të realizohen. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë vazhdoni të shpenzoni me maturi duke menduar edhe për të nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, madje mund të ndiheni edhe më në formë se një javë më parë. Në punë do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për të arritur majat.

Virgjëresha-Do merrni dhe do përcillni energji pozitive gjatë kësaj jave. Komunikimi dhe durimi do jenë pikat tuaja më të forta. Nëse keni një lidhje do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj në çift dhe do e bëni partnerin të ndihet mirë në çdo moment. Durimi do jetë një nga gjërat që ai do e adhurojë. Për ju beqarët gjithçka do varet nga sjellja juaj. Po u treguan të hapur dhe po nuk kërkuat perfeksionin keni për ta gjetur personin e duhur.

Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Do jeni më të qetë kur të shpenzoni. As shëndeti nuk do ketë shqetësime, përkundrazi do jeni energjikë dhe plot imunitet. Në pune do bëni mirë të përqendroheni tek gjërat thelbësore, pasi po u morët me detajet do humbisni kohën kot dhe nuk do e përfundoni në kohë detyrën e dhënë.

Peshorja-Ndonjëherë është më mirë t’ia mbathni nga vendi ku jeni dhe të bëni çdo gjë ndryshe. Kjo javë do jetë shumë më ndryshe nga më parë për juve që jeni në një lidhje. Do jeni të logjikshëm dhe do i pranoni gabimet që keni bërë. Ju beqarët do realizoni takime interesante të cilat kanë për të ndryshuar rrënjësisht të ardhmen. Emocionet do shumëfishohen.

Financat do jenë akoma më të begata falë një trashëgimie që do merrni. E kishit ëndërruar prej kohësh këtë gjë. Shëndeti për fat të keq nuk do jetë i mirë. Do keni dhimbje grykësh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Bëni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Në punë do jeni ekip i fortë dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë që keni arritur.

Akrepi-Para se të hidhni çdo hap, reflektoni dhe mendohuni mirë këtë javë. Ndani ndonjë mendim edhe me miqtë e ngushtë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll.

Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.

Shigjetari-Do keni ide shumë të mira gjatë kësaj jave dhe po patët dëshirë mund të bëni gjëra vërtet të mëdha. Në përgjithësi do jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni më të një lidhje te qëndrueshme.

Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Ne punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Bricjapi-Edhe pse do ju dalin pengesa dhe mund të rrëzoheni, këtë javë duhet të dini të ringriheni. Askush nuk i ka gjërat e thjeshta në jetë, por lum ata që nuk dorëzohen. Ju të dashuruarit do jeni të logjikshëm dhe nuk do bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara.

Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.

Ujori-Mendojini me kujdes gjërat këtë javë para se të veproni, pasi vetëm kështu nuk do keni probleme. Ju jeni inteligjentë dhe këtë fakt nuk e mohon dot askush. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani.

Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.

Peshqit-Gjatë kësaj jave do hidhen hapa shumë të rëndësishme. Nëse keni qenë në pritje të një lajmi të madh çdo gjë do ju realizohet. Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër.

Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.

MUND TË JU PËLQEJNË