Vala

Familja Rexha nga Ferizaj tashmë janë ngujuar. Krejt kjo për arsyen se djali i vogël i tyre Sh.R 17 vjeçar, të mërkurën ka dyshime të forta se ka kryer një vrasje, raporton T7.

Në shtëpinë e të dyshuarit, vetëm dy gra po qëndronin në shtëpi.

Po thuaj se e njëjta gjendje ishte edhe në familjen Aliu.

Madje në banesën e tyre nuk ishte asnjë njeri, të gjithë kishin shkuar Polluzhës të Drenicës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mentorit i cili u vra një ditë më parë.

Kjo vrasje, sipas burimeve të T7, ka ndodhur për arsye të hakmarrjes.

17 vjecarit Sh.R i ishte vrarë një vëlla në qendër të qytetit të Ferizajt, pikërisht nga vëllai i Mentor Aliut, Meritoni.

Historia e dy familjeve kishte filluar qysh në vitin 2016 ku dy të rinj hyn në një konflikt.

Familja Rexha, u kishte dhënë besë familjes Aliu deri më 31 dhjetor të 2018.

E më pas kjo traditë që rrjedh nga e drejta zakonore nuk i është vazhduar Aliajve.

Kështu edhe historia e dy familjeve përfundoi në hakmarrje.

Mentor Aliu që u vra kishte punuar një kohë si kondukter, por shkaku i ndërprerjes së Besës, kishte ndërprerë punën.

T7 ka siguruar edhe aktgjykimin e vrasjes të ndodhur saktësisht dy vjet më herët.

Në këtë dokument thuhet se Meriton Aliu kishte vrarë Samir Rexhën më 18 gusht të 2016-ës.

Dënimin që ka shqyrtuar Gjykata e Ferizajt, Departamenti i krimeve të rënda është 15 vite burgim për Aliun.

Por, Aliu nuk dënohet vetëm për këtë vepër penale, ai dënohet edhe për veprën penale mbajtje e armës se paautorizuar.

Gjatë ditës Gjykata Themelorë e Ferizajt ka njoftuar se për të të pandehurin Sh. R 17 vjeçar i mitur është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË