Vala

Fitores së Kosovës i është gëzuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes llogarisë së tij Facebook është shprehur se ndjehet krenar me fitoren e djemve të kombëtares që mposhti sonte Maltën, ndërsa u ka dhënë atyre kurajo drejt Kampionatit Europian.

Ky është statusi i plotë i kryeministrit:

Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Maltës. Falemnderit djelmoshave të Përfaqësuesës sonë për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruan. Forca drejt Kampionatit Europian!

MUND TË JU PËLQEJNË