Përbërësit
1 vezë
150 gr gjalpë
1 gotë çaji sheqer pluhur
1 filxhan vaj vegjetal
2 lugë nisheste gruri
1 Pluhur pjekje
2 vanilje
3,5 gota miell
lajthia
Hapat
1
Të gjithë përbërësit i derdhim në një enë, i përziejmë mirë.
2
Do ta përfitojmë një brumë të butë i cili nuk ngjitet në duar.
3
Merrni nga brumi dhe formoni gurabija, gurabijat i lyejmë me vezë dhe anash me copëza të lajthisë.
4
Në midis i shtypim gurabijat dhe i rëndisim në tepsi, i vëmë në furrë për pjekjë në temperaturë 180 gradë celsius.
5
Gurabijave pas pjekjës tek vendi i shtypur ia vendosni karamelën.
6
Ju bëftë mirë!