Vala

Avokadot janë lëndë e parë në frigoriferë të shumë njerëzve.

Për të, tani është zbuluar se ekziston një truk shumë i thjeshtë dhe i lehtë për të mbajtur avokadon të freskët për ditë të tëra – dhe gjithçka që kërkon është pak vaj kokosi, transmeton lajmi.net.

Sipas një adhuruese të avokados, mjafton ta fërkoni lëkurën e frutit me vaj kokosi, për ta parandaluar atë nga prishja.

Pse ky truk është aq efektiv?

Avokadot kthehen në ngjyrë kafe sepse ato përmbajnë një enzimë të quajtur polifenol oksidazë, e cila oksidizon kur vjen në kontakt me ajrin dhe shkakton ndryshim të lëvorës së frutave.

Vaj kokosit parandalon ajrin nga arritja në lëvore, duke parandaluar kështu që ky proces të ndodhë dhe duke siguruar që fruti të mbetet i freskët.

MUND TË JU PËLQEJNË