Vala

Thonë se të ndani gjërat me të tjerët tregon kujdes, por ndonjëherë disa gjëra sic janë peshqirët, tualetet dhe furcat e dhëmbëve bartin baktere, viruse dhe kërpudha që mund të përhapen mes njerëzve.

“Në përgjithësi është më mirë të mos ndani ndonjë gjë pasi mund të jetë e dëmshme për ju”, thotë Lisa Ackerley, një praktikues i mirënjohur mjedisor i shëndetit në “thehygienedoctor.co.uk”.

“Lëkura mbron mirë trupin tonë, por cdo gërvishje apo prerje na bën të ekspozohemi drejtpërdrejt ndaj baktereve”, thotë ajo.

Përderisa duke e qartë ndarja e peshqirëve kur jemi të sëmurë, ekspertët bulojnë se cilat sende tjera të përbashkëta janë të rrezikshme të ndahen me dikë tjetër.

Buzëkuqin apo zbutësin për buzët e thara

Nëse moti i ftohtë ka tharë buzët tuaja, mos e ndani zbutësin e buzëve me dikë. “Ka shumë baktere rreth gojës dhe përdorimi i të njëjtës kavanozë të kremës është e rrezikshme për shëndetin”, thotë dr Justine Hextall, një dermatologe konsulente në klinikën e Tarrant Street në Arundel, Ërs Sussex.

Kufjet e veshëve

Ndarja e kufjeve është një ide e keqe, sugjerojnë ekspertët. Ata shpesh mund të përmbajnë dyll të veshit qe mbartë edhe papastërti- disa prej të cilave mund të jenë patogjene ose të shkaktojnë sëmundje.

Njerëzit që përdorin kjfje rregullisht kanë mijëra herë më shumë dyllë dhe baktere se ata që i përdorin rralë.

Studiuesit thanë se transferimi bakterial rritet me përdorim dhe shansi i transferimit të tyre është i lartë kur njerëzit ndajnë kufjet. Ndarja gjithashtu rrit mundësinë e otitis externa, inflamacion i veshit të jashtëm, thonë doktorët.

Ndarja e kokoshkave

Ndarja e ushqimit ëshët pjesë e jetës së përditshme për shumë veta

Por, para se të ndani ushqimin me dikë, pyesni vetën seriozisht: “A do ta ndajë pështymën e këtij personi?, thotë doktor Mohammed. “Kur hani, pika të pështymës sonë transferohen në ushqim. Prandaj nëse ndani me dikë ushqimin edhe pështyma të tij do vendosën në atë ushqim. Do të jetë edhe në duart tona, të cilat do t’i përdorim kur prekim dicka tjetër”.

‘Pështymë mund të transmetojë viruse të tilla si ato që shkaktojnë ftohje dhe grip; dhe bakteret që shkaktojnë fyt strep. Këto do t’u transmetohen të tjerëve që vijnë në kontakt me pështymën – nëse ata zhvillojnë infeksionin është poshtë në përgjigjen e tyre imune ndaj atyre patogjenëve.

Pështymë mund të transmetojë viruse të tilla si ato që shkaktojnë ftohje dhe grip; dhe bakteret që shkaktojnë fyt strep

Pështymë mund të transmetojë viruse të tilla si ato që shkaktojnë ftohje dhe grip; dhe bakteret që shkaktojnë bakteren “streptokok”.

Nëse qeliza infektive mund të transferohet nga goja në ajër, atëherë mund të transferohet midis njerëzve përmes pështymës, sipas Paul Daëson, profesor i shkencave ushqimore në Universitetin Clemson dhe Brian Sheldon, profesor emeritus në mikrobiologji ushqimore në Veri Carolina State University në SHBA.

Peshqirët

Peshqirët janë të papastër kështu që ndarja e tyre me të tjerët mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Kjo për shkak se njerëzit nuk i lajnë duart sic duhet, kështu që kur i thajnë në peshqir, i transferojnë ato mikrobe të rrezikshme.

“Për një person mesatar një peshqir i lagur nuk paraqet një rrezik të madh, por nëse keni pasur ndonjë gërvishtje ose plagë të hapur – ose e keni përdorur atë pranë gojës ose syve – kjo është një histori tjetër.

Është mirë që cdo kush që ka ndonjë virus ose infeksion të përdor peshqirin e posacëm.

MUND TË JU PËLQEJNË