Vala

Edhe pse ai ka lindur në Prishtinë, në të gjitha intervistat është deklaruar se rrënjët e tij janë nga Plava, vendi ku ai gjen qetësinë shpirtërore, shkruan Kosovarja.

Është padyshim ndër artistët më të suksesshëm të skenës sonë, i cili nuk o ndalet me projektet që po mirëpriten nga numri i madh i ndjekësve të tij.

Bën udhëtime të shumta, qoftë për koncertet por edhe për ta kaluar kohën e lirë, e kësaj here me vete ka marrë edhe Enin.

Me që Plava dhe Gucia njihen për bukuritë përrallore dhe magjepsin këdo që i viziton, edhe Eni duket se ka shijuar parajsën tokësore.

E për këtë flasin vet imazhet e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË