Vala

“Plas” quhet kënga me të cilën Flori Mumajesi është prezantuar këtë vit në festivalin Kënga Magjike.

Këngëtari performoi me shumë emocione në natën e prezantimit, ndërsa sonte pritet të dalë sërish para publikut në natën e parë të gjysmëfinales.

Pak para se të ndodhë kjo, Flori hyri në Instagram për ta ripostuar këngën e tij dhe për t’i shkruar disa fjalë në lidhje me dashurinë.

“Kjo këngë nuk është vetëm këngaa ime…Është e të gjithë atyre që kanë dashururuar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”, ka shkruar artisti.

Si mendoni ju, do ta fitojë Flori këtë vit çmimin e parë?/Prive

MUND TË JU PËLQEJNË