Vala

“M’u ndal fryma kur e pash një femër sot se çka kishte veshur. Po, a mundet njeriu i gjallë të qëndrojë në vend kur i kalon para hundëve një bukuroshe si ajo, shkruan “Kosovarja”.

Kam jetuar disa vjet në Gjermani, por, të them të drejtën, kurrë në jetën time nuk kam parë femër më të bukur sesa atë që pash sot. Dhe, asnjë mashkull normal nuk mund ta durojë këtë “nxehtësi të madhe” që po e krijojnë vajzat tona, e që po na e qesin flakën kur po i shohim.
A thua, a vuajnë edhe ato si ne, meshkujt, kur po na kap të nxehtit?”, tha Kreshniku, 29 – vjeçar, teksa bisedonim në një kafiç në Prishtinë, në “Qafë”, duke pirë kafe.

E veshur me fustan deri te gjunjët, por me ngjyrë të kuqe, Jehona, 19 vjeçe, ecte kokëlartë përpara disa meshkujve që ia kishin ngulur sytë nga tavolina e lokalit kur rrija unë me Kreshnikun.

“Krejt tokën e babës e kisha shit për të!” , më thotë Kreshniku, teksa e shikonte Jehonën kah ecte kokëlartë, e i cili sikur dëshironte ta përbinte të tërën me shikim, shkruan “Kosovarja”.

Jehona vazhdoi rrugën e vet dhe as që i bënin përshtypje shikimet e meshkujve të shumtë, të cilët e përcillnin me kureshtje ecjen e saj.

Mënyra se si ajo ishte veshur dhe qëndrimi indiferent i saj, te meshkujt linte ndjenjën e të dëshpëruarve, të cilët do të shohin dhe do t’i terin sytë tërë ditën, duke parë edhe vajza të tjera eksituese si Jehona.

Ne, djemtë, po digjemi nga brenda!
“Nganjëherë po më duket vetja si robot kur po shoh femra shumë eksituese. Ato e zbulojnë trupin e tyre, kurse ne, meshkujt, digjemi nga brenda! Nuk di kush po i mëson kështu femrat tona?

Kur u ktheva nga Gjermania mendova se do të martohem menjëherë, por, edhe pse ka femra sa të duash, unë nuk po mund ta gjej atë që do e merrja për grua, ani pse të mira e të bukura ka sa të duash në Prishtinë, në Pejë e Prizren.

Nganjëherë më shkon mendja të martohem si në kohën e prindërve të mi, me mesit, ta marrë një grua nga ndonjë fshat i lartë malor, e cila nuk di se çka është qitja e kërthizës jashtë, si këto të qytetit.

Por, edhe ato në fshat kanë ndryshuar dhe nuk janë më si dikur. Edhe ato sillen e pështillen”, tha në fund të bisedës sonë, teksa pinim kafe, Kreshniku.

Me rëndësi është se jam në formë!
“As që më intereson se çka mendojnë të tjerët për mua se si vishem e si dukem. Me rëndësi është se unë po ndjehem mirë, në formë. Dhe, kjo për mua ka rëndësi”, më tha të nesërmen Jehona, teksa e takova në rrugë, e që shkonte në punë në një butik, i cili ndodhej në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kreshniku, por edhe të tjerë si ai, megjithatë, janë të mendimit se është mirë që edhe vajzat tona e kanë thyer “mitin”, si dhe “mentalitetin e ndryshkur”, që ka dominuar gjithmonë në Kosovë.

Sot gjithkush vishet si të dojë dhe kjo është shenjë e mirë se edhe rinia jonë po civilizohet dhe prindërit nuk i fusin më hundët në jetën e tyre në këtë aspekt. Sepse, edhe vajzat duhet ta jetojnë jetën e tyre ashtu si duan ato, e jo vetëm si duan të tjerët.

Sidoqoftë, nuk duhet etiketuar vajzat si jo të moralshme pse vishen në mënyrë eksituese, sepse ajo është shije e tyre dhe asgjë më shumë. /Diturie Haxhaj /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË