Vala

Nuk di si më erdhi një teshtitje – dënesë…

Ndoshta nga urimet e shumta për ditëlindje,

këtë mëngjes?!

Ndoshta për 40 vite të bujshme me këngën?

E arsyeshme teshtitja…,

miqtë urojnë shëndet në çdo uresë!

Por, çne kjo dënesë?

Ndoshta nga ajo, që:

asgjë nuk është e bardhë plotësisht?!

As ariu polar, që ngre shputën e katërt

ta mbulojë hundën e zezë,

teksa shkundë akujt e brishtë!

Shkund kokën një grimë dhe shoh me mendje,
jo me sy:

në kopshtin dimëror paskan mbetur ca fërkem,
nr. 42.

Mbaj mend se qielli çdo ditë merrte një formë tjetër

nga valëvitjet e Dheut

dhe nga këngët, po-se-po!

Babai më pat porositur:

Vdis hijshëm në çdo fërkem!

Harrimi pikon heshtur, heshtur e ngadalë…,

nën çatinë e shekullit kur vizatohej drita,

nuk di ku e kam shkruar, diku në një mal,

testamentin, që s’këndohet nga gojët e mpita?!

Faleminderit miq!

ILIR SHAQIRI

06.12.2018

MUND TË JU PËLQEJNË