Vala

Të hënën në Ferizaj një person është rrëzuar gjatë kohës kur po punonte në një objekt i cili është në ndërtim e sipër, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, ku viktima derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkaq lidhur me ngjarjen është lajmëruar prokurori dhe rasti po vazhdon të hetohet.

 

MUND TË JU PËLQEJNË