Vala

Nuk janë të pakta, udhëtimet që realizojnë në praninë e njëri tjetrit.

Çifti i mirënjohur, Ermal dhe Ariana Fejzullahu, njihen si një nga ato çiftet që gëzojnë një kapacitet goxha të lartë të jetesës, e po ashtu një ndër çiftet më me stil të estradës, shkruan Kosovarja.

Që shfrytëzojnë çdo moment të lirë me njëri tjetrin, këtë nuk hezitojnë të na tregojnë asnjëherë.

Së fundmi, janë shfaqur bashkë në një ambient të rrethuar tejet me dëborë, e cila ishte Ariana që publikoi këtë imazh të tyre.

Dyshja dukej mjaft në formë, por ajo që mori më së shumti vëmendje, ishte veshja e tyre të cilët edhe këtë herë u paraqitën plot me stil. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË