Vala

“Kush ka fat në bixhoz, nuk ka fat në dashuri”! Kështu thotë një shprehje e urtë, por nuk ka të vlerë për personat që i përkasin këtyre dy shenjave të horoskopit.

Këto dy shenja të horoskopit duket se kanë gjithmonë fat, pavarësisht se flitet për lidhjen apo për bixhozin.

1.Dashi

Personat e shenjës se Dashit njihen për karakterin e tyre luftarak dhe për vullnetin e paepur që mesa duket është një armë e forte, e mbështetur edhe nga yjet. Dashi e kërkon fatin me të gjithë mënyrat e mundshme dhe kjo këmbëngulje shpeshherë shpërblehet pasi ata marrin gjithmonë atë që dëshirojnë.

2.Demi

Në pamje të parë Demi është një shenjë e ndjeshme dhe e brishtë, por pas tij fshihet një ndër shenjat më të forta të zodiakut. Demi është i gatshëm të bëjë çdo gjë për njerëzit, ndonëse nuk ka shumë për të bërë pasi yjet janë treguar zemërgjerë me të duke e bekuar me shumë fat. Kur partneri ka nevoje për ta, ata bëjnë gjithçka që t’i mbështesin. Për këtë arsye duhet ta ndieni veten me fat nëse keni në krah një Dem.

MUND TË JU PËLQEJNË