Vala

Dua Lipa ka arritur majet e suksesit në botë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është njëra nga femrat më të suksesshme dhe këtë e ka dëshmuar, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, revista “Vogue” ka zgjedhur që imazhi i artistes tonë të jetë në coverin e muajit janar, ku edhe dha një intervistë për të.

Dhe tani, Dua me anë të disa postimeve të hedhura në Instagram tregon rezultatet e arritura përgjatë këtij viti.

“2018 në Muzikë”.

1. Femra më e transmetuar sipas Spotify në Angli.

2.Femra më e transmetuar sipas Spotify globalisht

3.Femra me albumin më të transmetuar globalisht

4.Albumi më i kërkuar në Spotify globalisht

5.Femra më e kërkuar në Apple Music në Angli

6. Albumi më i transmetuar në Apple Music

7.Gjithsej, 5.3B transmetime.

“Faleminderit për vitin më të pabesueshëm, shihemi në vitin 2019 për më shumë shaka”, janë fjalët e Lipës.

MUND TË JU PËLQEJNË