Vala

Janë të shumta rastet kur kemi deformime kockore të cilat ndodhin për faktorë të ndryshëm. Por një ndër deformimet më problematike është ai i gishtërinjve të këmbës. Përpos gjenetikës, ky deformim ndodh edhe për shkak të veshjes së këpucëve të papërshtatshme, qëndrimin në këmbë për kohë të gjatë janë disa prej arsyeve të cilat shkaktojnë këto deformime.

Sipas Klinikës Mayo kjo gungë mund të ndryshojë rendin e kockave të këmbës e ndonëse mund t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje kirurgjikale, ekzistojnë disa metoda natyrale që trajtojnë këtë problem.

Akull.
Një nga trajtimet më të zakonshme për deformimet e kockave të vogla është akulli. ËebMD rekomandon mbështjelljen e akullit në një leckë të hollë dhe vendosjen e tij në kockën e deformuar për 10 deri në 20 minuta.Kjo gjë lehtëson enjtjen dhe dhimbjen.

Vaj ulliri ose vaj kastori
Përbërësit anti-inflamator të këtyre vajrave lehtësojnë dhimbjen dhe zvogëlojnë enjtjen. Ajo që duhet të bëni është të ngrohni pak vaj dhe ta masazhoni për 15 minuta. Ky process do të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe do të shpërndajë kalciumin e grumbulluar në atë gungë.

Piperi i kuq.
Përbërësi aktiv i gjendur tek piperi i kuq është një lehtësues natyral i dhimbjes. Prisni përgjymsë një një piper të kuq dhe fërkoni lëngun e freskët direkt në gungë. Për rezultate më efektive, përdorni piper të kuq dy herë në ditë.

Kripërat Epsom
Magnezi i gjetur në kripën Epsom jo vetëm që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, por gjithashtu redukton ënjtjen. 20-minuta zhytje në ujë të nxehtë me një filxhan kripë Epsom mund të ndihmojë në përkeqësimin e simptomave që lidhen me këtë problem

MUND TË JU PËLQEJNË