Vala

Ai është ndër politikanët më aktiv në politikën kosovare.

Përveç angazhimeve në Kuvendin e Kosovës, si një ndër deputetët më të zëshëm, Daut Haradinaj çdo ditë ka agjendë të ngarkuar, shkruan Kosovarja.

Gjatë ditës së sotshme, deputeti dhe politikani ndër të tjera, ai ka bërë homazhe te bashkëluftëtari dhe miku i tij Driton Zeneli, i cili me anë të një postimi në Facebook, ai e shpreh gjithë respektin që ka ndaj tij.


Përveç kësaj, Daut Haradinaj sot është takuar edhe me rininë e Deçanit, si shpesh herë që mblidhet me rininë kosovare.

Në fotografitë e postuara nga vetë ai, Daut Haradinaj shihet i rrethuar nga rinia dhe brezi i së ardhmes, për lirinë e të cilëve luftoi edhe vet ai. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË