Femrat shpenzojnë shumë kohë në përgatitjen para marrëdhënies së parë me partnerin e ri, mirëpo asnjërën nga ato gjëra meshkujt fare nuk i vërejnë.

Para marrëdhënies së parë me partnerin e ri femrat shpenzojnë shumë kohë për t’u përgatitur. Kjo përfshin depilimin, dushin, shkuarjen në solarium, zgjedhjen e rrobave të brendshme, frizurën, grimin, dhe gjithë këto i bëjnë që ta ngazëllejnë mashkullin. Mirëpo, disa nga këto gjëra meshkujt as që i vërejnë.

Gjërat të cilat meshkujt i vërejnë…

1. Në vend të parë është vetëbesimi, sepse femra e cila është plot vetëbesim i tregon mashkullit se sa është e sigurt në vetvete, pa marrë parasysh se si duket, ndërkaq meshkujt kjo gjë i ngazëllen.

2. Gjithashtu, njëra ndër gjërat të cilat i vërejnë janë lëvizjet tuaja para dhe gjatë seksit. Nuk ka asgjë më të bukur nga femra e cila bën lëvizje joshëse të trupit derisa mashkulli e prek.

3. Shprehja e fytyrës të cilën e keni gjatë marrëdhënies seksuale meshkujve u është shumë e rëndësishme. Nëse sheh ngazëllim në fytyrën tënde, të jeni e sigurt që do ta magjepsni.

4. Meshkujt nuk i vërejnë mungesat në trupin tuaj, por format, andaj edhe fokusohen vetëm në to. Pa marrë parasysh si dukeni, për të jeni e parezistueshme derisa qëndroni gjysmë e zhveshur në dhomën e errësuar, ndërkaq ai kënaqet duke shikuar trupin tuaj.

5. Secili mashkull dëshiron gjatë seksit të ndiej aromën e trupit tuaj, madje vetëm aromën natyrale. Të jeni të sigurta që më parë do ta joshni me aromën natyrale të trupit tuaj, sesa me parfumet e shtrenjta.

MUND TË JU PËLQEJNË