Sinan Hoxha ka shumë këngë, një pjesë e mirë prej të cilave hite, shumë të dëgjuara nga një publik i tërë. Këngëtari gjithashtu konsiderohet si një nga më të angazhuarit në tregun muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari nga Shqipëria u bë i famshëm rastësisht. Ai, po nisej për në Greqi për të punuar dhe në moment i erdhi një ftesë për të kënduar në një koncert, ku publiku e duartrokiti gjatë.

Ja, kështu nisi edhe karriera e tij, e Sinani u bë këngëtari që sot e njohin të gjithë, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari ka edhe shumë miq e shok, madje e ka edhe një këngë me titull “Shoqnia”, si për t’iu treguar të gjithë shokëve se sa të vlefshëm janë për të./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË