Vala

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim kryenegociatorët e bisedimeve me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Të dy dje janë kthyer nga Brukseli ku kanë zhvilluar takim me Frederica Mogherinin.

Sa i përket zhvillimeve të bisedimeve Kosovë-Serbi, tanimë Haradinaj po informohet vetëm nga ekipi i negeociatorëve dhe jo nga Presidenti Hashim Thaçi.

Takimin me Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmetin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

“Takim informues nga bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për rrjedhën e vizitës në Bruksel. Delegacionin Shtetëror i përgëzova për paraqitjen e shkëlqyer të qëndrimeve të Kosovës përballë zyrtarëve të BE-së për dialogun me Serbinë”, ka shruar ai, transmeton Gazeta Express.

Më tej, ai ka theksuar qëndrimin e tij për dialogun se marrëveshja me Serbinë do të thotë njohje reciproke mes dy vendeve.

“Arritja e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse me shtetin fqinj, që do të thotë njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, i siguron Kosovës ulësen në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Kosova, e përkushtuar për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet, është e vendosur për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë”, ka përfunduar ai.

MUND TË JU PËLQEJNË