Vala

Me siguri të gjithëve iu kujtohet Melja dhe Saranda.

Ishte seriali vendor “Kafeneja jonë”, që Naser Rafunën dhe Teuta Krasniqin i nxori në pah me këtë rol dhe me një profesionalizëm të fortë, e që sot e asaj dite mbahen shumë në mend.

Edhe pse për një kohë u skadua ky serial e më nuk u interpretua, por këta dy aktorë asnjëherë nuk u tretën, shkruan Kosovarja.

Këta protagonistët në fjalë, përveç një relacioni kolegiale që kanë drejtuar, ata gëzojnë një shoqëri shumë të qëndrueshme.

Siç mësojmë ata shpesh takohen së bashku, duke i kujtuar kohët e vjetra me një humor tejet fantastik. Kështu së paku u shpreh Teuta me një mbishkrim të fundit të saj, ku edhe ia vuri vulën shoqërisë së pandashme me të. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË