Vala

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë tejkaluar Singaporin dhe Gjermaninë. Kryesojnë në listën e vendeve me pasaportën më të fuqishme në botë.

Sipas Indeksit të Pasaportave, personat që zotërojnë një pasaportë të Emirateve të Bashkuara Arabe janë në gjendje të hyjnë në 167 shtete pa marrë një vizë paraprake. Në 113 vende pa viza dhe në 54 të tjera me viza pas mbërritjes.

Shtetet e pasura me naftë u ngritën nga vendi i tretë muajin e kaluar në vendin e parë, pasi katër shtete të tjera iu shtuan listës së destinacioneve pa viza më 1 dhjetor.

Singapori dhe pasaporta gjermane lejojnë hyrjen pa viza paraprake në 166 shtete, ndërsa një mori shtetesh të Evropës Perëndimore, SHBA-ve dhe Koreja e Jugut vijnë më pas me qasje në 165 shtete.

Britania e Madhe është në vendin e 21-të, me qasje pa viza në 119 vende dhe 45 të tjera me vizë pas mbërritjes, ndërsa Afganistani renditet i fundit në listën e këtyre vendeve me qasje në vetëm 29 shtete.

10 pasaportat më të fuqishme në botë:
Emiratet e Bashkuara Arabe

Singapori

Gjermania

Danimarka

Suedia

Finlanda

Luksemburgu

Franca

Italia

Hollanda

MUND TË JU PËLQEJNË