Vala

Dasmat kanë disa rregulla të pashkruara që mysafirët tradicionalisht i respektojnë, P.sh të ngrihesh në këmbë kur hyn nusja.

Megjithatë jo për të gjithë vlejnë “rregullat” e njëjta. Madje disa dinë edhe t’ia teprojnë me kërkesat e tyre.

Një rast i veçante ka tërhequr vëmendje dhe është bërë hit nëpër rrjetet sociale.

Përmes një e-mailI, organizatorja e një dasme ka paraqitur disa kërkesa për të gjithë mysafirët që do të jenë pjesëmarrës në dasme, e që thjeshte duken “të çmendura”.

Më poshtë gjeni këto kërkesa tejet qesharake të një çifti, identiteti i te cilëve nuk është bërë i ditur.

Ju lutem ejani 15-30 minuta më herët
Ju lutem mos u vishni me ngjyrë të bardhe apo krem
Ju lutem mos bëni stilim flokësh tjetër përveç kapjes së thjeshtë
Ju lutem mos ejani me fytyrën plot grim
Mos incizoni gjatë ceremonisë
Mos u kyçni në Facebook pa ju dhënë leje
Përdorni #………. kur postoni fotografitë
MOS KOMUNIKONI ME NUSEN NË ASNJË MËNYRË
Të gjithë do të bëjnë gëzuar me Remy. Pa përjashtim
Duhet të vini me një dhuratë në vlerë prej 75 funtesh apo më shumë, ndryshe nuk do të pranoheni në dasmë.

MUND TË JU PËLQEJNË