Vala

Gjatë fillimit të një viti, përpiqemi të bëjmë më mirë ato që nuk realizuam gjatë vitit paraardhës, si p.sh të çojmë deri në fund dietën që po provojmë prej vitesh, të kursejmë ca para më shumë, të udhëtojmë të paktën 2 herë në vit, por edhe një dashuri nuk do të ishte keq. Mos u shqetësoni n.q.s nuk keni gjetur akoma shpirtin tuaj binjak, yjet mendojnë për ju.

Dashi: Kohët e bukura në sferën e ndjenjave priten pas muajit gusht. Gjatë shtatorit katër planetë kalojnë në shenjën tuaj, por më shumë rëndësi ka Jupiteri. Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, duhet të udhëtoni ose të dilni nga rrethi shoqëror i zakonshëm. 14 tetori do të jetë një ditë e veçantë për ju.

Demi: Për sa u përket ndjenjave, këtë vit do të jenë të favorizuara lidhjet e pazakonta, të personave nga vende dhe me kombësi të ndryshme. Gushti dhe shtatori do të jenë më të bukurit në fushën e ndjenjave, ndërsa maji është muaji i ndryshimeve.

Binjakët: Venusi do të ushtrojë ndikimin e tij edhe në marrëdhëniet e intime. Do të njihni njerëz të rinj dhe shumë të rëndësishëm. Priten të ndodhin ndryshime gjatë majit dhe qershorit. Kujdes nga problemet e së kaluarës dhe mos ia hidhni fajin njëri-tjetrit, sepse kjo gjë do të ndikojë në harmoninë e marrëdhënies. Në shtator mundësitë për personat e vetmuar janë më të mëdha.

Gaforrja: Periudha maj-korrik mund të shënojë një ndryshim në sferën e ndjenjave. Do të kuptoni se disa njerëz që keni pranë s’ju bëjnë mirë dhe do të ndryshoni drejtim. Gushti dhe shtatori janë të favorshëm për takime dhe mundësi të reja.

Luani: Gjatë janarit dhe shkurtit do të njihni njerëz të rinj, të cilët do të kenë ndikim të madh në jetën tuaj personale. Duhet të bëheni pjesë e jetës sociale, të merrni pjesë në aktivitete apo të futeni në rrethe të ndryshme.

Virgjëresha: 2019 ka të gjitha elementet për të qenë një vit i veçantë, si në aspektin e rritjes personale, por edhe për marrëdhëniet. Për momentin ju tërheqin njerëzit që janë shumë ndryshe nga ju, prandaj do të zini miqësi të reja. Romancat janë të favorizuara gjatë majit. Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, mos qëndroni në vendet tuaja të zakonshme, por udhëtoni. Eklipsi diellor i datës 14 tetor do të shënojë një ditë të veçantë për ju.

Peshorja: Në janar do të njiheni me njerëz të rinj dhe do të kuptoni se nga këto miqësi do të përfitoni shumë. Venusi luan një rol të rëndësishëm dhe për rrjedhojë, në fund të tetorit e deri në fund të nëntorit është periudha më e favorshme për ndjenjat. Karriera do të jetë sfiduese këtë vit, pasi Saturni do të ushtrojë ndikimin e tij.

Akrepi: Ky është viti ideal për t’i thënë lamtumirë së shkuarës dhe të jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Sa më shpejt ta bëni këtë, aq më e lehtë do të jetë jeta për ju. Për shkak të eklipseve hënore, më datë 5 maj dhe 28 tetor, marrëdhëniet personale do të pësojnë ndryshime, sidomos ato me kolegët.

Shigjetari: Fusha e ndjenjave duket se është më e favorizuar, pasi Venusi do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj. Marrëdhëniet do të kalojnë në një fazë tjetër dhe periudha më e favorshme është fundi i qershorit dhe fillimi i gushtit.

Bricjapi: Saturni ndikon në marrëdhëniet dhe fushën e ndjenjave që prej qershorit të vitit 2018. Ai vë në provë forcën e të gjitha marrëdhënieve ekzistuese, por edhe të disa të tjerave që janë mbyllur. Gushti dhe shtatori do të shënojnë një periudhë të mbushur me harmoni.

Ujori: Periudha qershor-tetor është vendimtare për krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme. Në periudhën 26 gusht-10 shtator do ta keni të vështirë të kuptoheni me partnerin/en.

Peshqit: Nëse flasim për fushën e ndjenjave, ky do të jetë viti më emocionues, gjatë të cilit do të zini miq të rinj për kokë. Do të kuptoni më në fund se marrëdhëniet e së shkuarës i përkasin pikërisht asaj periudhe dhe ju duhet të ecni përpara, shkruan living. Do të josheni shumë nga personat që kanë kultura të ndryshme nga juaja.

MUND TË JU PËLQEJNË