Vala

Kompania në fjalë tashmë është e njohur në vendin tonë dhe një pikë shumë e frekuentuar sa i përket eventeve luksoze, shkruan Kosovarja.

Kjo kompani merret me dhurata dhe ëmbëlsira të standardit të lartë evropian, e që gjithçka shkon sipas preferencës së konsumatorit.

Kompania bën shërbime të ndryshme, ndër to edhe përgatitjen e çokollatave dhuratë për dasma dhe festa, në mënyrë që klientët të kenë më të lehtë organizimet e tavolinave të rëndësishme.

Me pronaren Bleta Zeqiri, e cila njëheri është një nënë shumë e përkushtuar, kemi pasur edhe bisedë rreth pasionit të saj për çokollatën dhe artin që krijon pikërisht nga llojet e saj.

Chocolate Corner ka një staf vërtetë shumë profesional i cili çdoherë është gati që eventet tuaja t’i kthejë në një mrekulli të vërtetë apo thënë ndryshe në një “ëndërr prej çokollate”./Kosovarja/

Tavolinat e organizimeve të ndryshe nuk do i gjeni askund më mirë se në kompaninë e lartcekur, e që tashmë janë parë edhe në vente të kompanive dhe personave me emër në vendin tonë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË