Vala

Ka nga ato këngëtare që nuk duan ta shohin me sy njëra tjetrën, por edhe të atilla që janë mike të mira e u shkon fortë muhabeti, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtaret rëndom takohen në koncerte të ndryshme, por edhe për xhirimet e vitit të ri dhe kështu ndodh njohja e shoqërimi mes vete.

Sot, në Prishtinë janë takuar Mimoza Mustafa, Ganimete Abazi-Ganja dhe Lule Bajra. Ato janë takuar në një nga restaurantet e Prishtinës dhe muhabeti i tyre ishte i orientuar tek xhirimet e Vitit të ri, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, bashkë me treshen në fjalë ishin edhe Gili, Ilir Berani, Shkurte Fejza e Shkumbin Kryeziu. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË