Vala

Marina e “gjunjëzoi” Getin

Getoar Selimi prej vitesh e mban fronin e reperit më të popullarizuar. E, imazhi i tij u bë edhe më popullor kur ai u lidhë me prezantuesen bukuroshe Marina Vjollca. Për Marinën ky ishte i dashuri i parë, ndërkaq Geti për shumë kohë është konsideruar si “Kazanovë” i estradës.

Lidhja e Getit dhe Marinës u përshkua me shumë thashetheme, kishte edhe nga ata që pretendonin se kjo është një nga aventurat e radhës për Getin. Por, jo. Marina nuk ishte vetëm numër për reperin, por femra të cilën e qoi në kurorëzim…

Ata u martuan dhe martesa e tyre bëri bujë mediale. Martesa e çiftit të njohur ishte ndër më të përfolurat e vitit.

Bes Kallaku, burri i këngëtares më të bukur

Bes Kallaku është pëlqyer që kur ka dalë për herë të parë në ekran. Roli i Gjinit i dha lavdinë e mundshme djalit modest nga Bubqi, fshat të cilin e aktualizoi shumë. Nëse Bes Kallaku i dha Bubqit emër, atij i dha emër dhe famë shumë e fejuara, Xhensila.

Bukuroshja e skenës muzikore dhe humoristi e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare.

Pse duhet t’i falënderohet Labi gruas së vet?

E aktualizoi “transferimi” nga “RTV 21” në “KTV”, por shumë më shumë e dashura, e fejuara dhe tashmë bashkëshortja simpatike, Qëndresa.

Labinot Gashi-Labi dhe Qëndresa Bajrami një kohë të gjatë ishin personazhet kryesorë të shou-bizit në vend.

Dasma e tyre mori gjithë vëmendjen e mundshme, ndërkaq kryefjala ishte nusja, Qëndresa.

Learta e nxori nga hija Kushtrimin

E, kush e ka njohur Kushtrim Salihun para se ai të lidhej me Learta Jakupin? Kushtrimi bëri “boom” sapo u fejua, sepse përkrah tij qëndronte një vajzë bukuroshe, që, për çudi, ngjasonte shumë me nënën dhe motrat e tij.

Learta u shndërrua në sensacion, në personazhin më të përfolur e më të diskutuar. Kushtrimi, dikur i panjohur, u desh ta duronte gjithë vëmendjen mediatike, ndërkohë që Learta dukej se e shijonte “spektaklin” e medieve.

Reja e Shyhretës, që tashmë është bërë nënë, vazhdon të jetë aktuale edhe më tutje…

Ariana, gruaja e famshme e Ermal Fejzullahut

Ka vite që Ermal Fejzullahu është në skenë, pranë publikut dashamirës që e mirëpret gjithmonë.

A ka menduar ndonjëherë se gruaja e tij do i bëjë konkurrencë me famë? Me gjasë, jo.

Por, ja që e shoqja e Ermalit, Ariana, është bërë një ndër anëtarët e familjes më me ndikim në publik. E ndjekur në rrjete sociale, e komentuar, e pëlqyer. Ermali tashmë ka në krahë një grua që arriti shpesh ta vë në pah edhe vetë atë, në momentet kur këngëtari nuk kishte ndonjë risi në muzikë.(Kosovarja)

 

MUND TË JU PËLQEJNË