Vala

Bleona Qerreti ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale për të qenit beqare.

Këngëtarja ka qenë e martuar për disa vite me biznesmenin shqiptar në Amerikë, Gani Bardha.

Por, ka vite që ajo është “single” dhe se nuk është parë në ndonjë dalje publike me ndonjë mashkull.

Pavarësisht kësaj, Bleona ka vazhduar me sukseset e ndryshme në Amerikë edhe si një grua e shkurorëzuar, derisa sonte ajo ka thënë se më mirë “është të jetë beqare se sa të jetë një grua e disponueshme për epshe të burrit”, shkruan GazetaExpress.

“Sa shumë zonja janë beqare sepse burrat dëshirojnë t’i marrin të gjitha që ata dëshirojnë nga një grua, pa qenë në lidhje me të! Unë them FUCK THAT!!! Më parë do të jem beqare se sa disponueshme për dikë!! Kush është me mua???”, ka shkruar Bleona.

Këngëtarja, ka filluar mirë këtë vit.

Ajo ka arritur që të listohet në Billboard me këngën e fundit “Su Di Noi” derisa do të paraqitet edhe në një serial të ri që ka filluar xhirimet në Amerikë.

MUND TË JU PËLQEJNË