Vala

Bernadeta Nikollbibaj së fundi ka qenë ndër emrat më të lakuar të medias.

Kudo është shkruar e thënë diçka për bukuroshen shqiptare që u shpall “Miss Grand Kosova”, e që do ta përfaqësonte bukurinë tonë në “Miss Grand International”. Bernadeta bashkë me organizatorët e spektaklit më fjalë u përfshinë në një vorbull replikash, të cilat prodhuan lajm. Si përfundim, top modelja shqiptare nuk do ta përfaqësoj Kosovën në “Miss Grand International”, ndërkohë që publiku dhe media është parë te jenë gjatë gjithë kohës mbështetje e fortë për të. Në këtë intervistë dhënë portalit të revistes “Kosovarja”, modelja nuk pranon të flasë për ato që është folur aq shumë, duke thënë se këto punë tashmë janë në dorë të tjetër kujtë. Ajo, shpalos per revisten tonë vetveten, Bernadeten e ëmbël, sensuale, vajzen studioze. Me pak fjalë, anënë e sa më të bukur.

Bernadeta je bërë kaq e përfolur. A ke menduar që një ditë do të jesh kaq shumë në qendër të vëmendjes?
Shumë njerëz vuajnë për famë, por unë jo. Asnjëherë nuk kam tentuar që me patjetër të bëhem e njohur, pasi si tip nuk më pëlqen të imponohem. Por, për shkak të punës si modele nuk më ka munguar edhe njohja e vëmendja, me të cilen jam mësuar. Nuk do të doja të njihesha për gjëra si këto për të cilat u vura ditëve të fundit në fokus. Por, duhej sqaruar disa gjëra. Unë jam aq korrekte saqe nuk mund të rrija pa folur dhe pa u munduar ta pozicionoj drejtësinë në vendin e merituar. Kaq sa i përket kësaj.

Të shohim gjithmonë shumë të lumtur. Si është e mundur?
Nuk lejoj që gjërat e vogla negative ta prishin lumturinë dhe paqen time. Bëjë shumë për veten, por edhe për rrethin familjar, shoqëror, miqtë e dashamirët, që fatmirësisht i kam të shumtë në numër. Të lumtur më bënë familja, motra ime Lea, shëtitjet, studimi, puna.

Ti punon në mjeksi. A mund të shërohen njerëzit me bukuri?
Po, kam studiuar dhe punoj në mjeksi. Është një profesion shumë fisnik dhe kujdesem që ta bëjë më të miren. Populli ynë thotë: Edhe një fjalë e mirë mund të të shëroj. Unë, nuk e përdor dhe as nuk e përziej pamjen e jashtme me profesionin tim primar.

A të ka hapur rrugë bukuria?
Aq sa më ka hapur, edhe më ka mbyllur rrugë. Pra, jo gjithmonë bukuria arrinë të hapë çdo derë.

Ke shumë fotosesione, pjesmarrje në sfilata. Si është të jesh modele?
Për përvojat e mija në fushën e modës, kontratat, sesionet fotografike dhe sfilatat kam folur shpesh. Me vjen mirë që kam rastin të flasë për ndjenjen e të qenit modele. Çdo dalje para aparatit fototgrafik, në pasarelë, ende më jep një ndjesi të veçantë. Jo rastësisht e bëjë këtë gjë.

Ishe edhe pjesë e televizionit si producente e “Fol Shqip Shoë”. A do ti kthehesh prap ekranit?
Po, do ti kthehem ama në një dimension tjetër. Po e lë befasi.

Kemi parë që të pëlqen muzika. Mos do të bëhesh këngëtare?
Thonë: Kurrë mos thuaj kurrë.

Jeton në Zvicër. Një krahasim mes Zvicres dhe Kosovës?
Kosova është vendlindjen ime, vendi i të parëve, toka e shqipeve, Zvicra është vendi që më ka ofruar shumë në çdo aspekt. Për mua janë dy dashuri.

Dolem tek dashuria. Zemra jote rreh për…
Kam tepër punë, angazhime, aktivitete. Ndjej dashuri për shumçka, por ende jo për një person në veçanti.

Çka duhet të ketë ai person që ti ta ndjesh?
Dashuria nuk kërkon shumë filozofi. Mund të mos ketë asgjë të jashtëzakonshme, por të dijë të ma vjedh zemren.

Të falenderojmë për biseden.
Kënaqësi të flasë për lexuesit e “Kosovares”.

MUND TË JU PËLQEJNË