Andrew është 17 vjeçar dhe iu është dorëzuar autoriteteve në Missouri, pasi u gjetën fotografi në telefonin e tij në fund të dhjetorit, transmeton lajmi.net

Imazhet ishin të një vajze dy vjeçare, e afërme e të dashurës së Andrew. Vajza po flinte kur është fotografuar.

Paul i gjeti ato pasi konfiskoi telefonin e të birit për sjelljen e paedukatë.

Ai ka thënë për dailymail se nuk kishte tjetër zgjidhje, pos dorëzimit të djalit në polici që ai të merrte mësim.

Kur u pyet nga i ati, Andrew kishte thënë se fotografitë i ka bërë me qëllim që t’ia shesë një shokut në klasë i cili ishte pedofil, dhe në këtë mënyrë të paguante borgjet që kishte pasur.