Përbërësit250 gr çokollatë të zezë (70%)

15 gr gjalpë e njelmët85 ml ajkë e ëmbël375 ml qumësht i ftohtë1 filxhan kafe e zezë1 lugë të vogël sheqer vanilje½ lugë të vogël kanellëNë zjarr mesatar vendosim tenxheren, ku kemi hedhur çokollatën, gjalpën, ajkën e ëmbël, kafenë dhe 125 ml qumësht. I përziejmë të gjitha vazhdimisht derisa të shkrihet çokollata.

Pas shkrirjes së çokollatës shtojmë pjesën tjetër të qumështit, kafenë, kanellën dhe vaniljen.

I përziejmë mirë me tel të gjitha, derisa të fitojmë një masë homogjene.Çokollatën e fituar e zbrazim në filxhanë mesatarë dhe e shërbejmë.Sipas dëshirës, mund ta shoqërojmë me ajkë të ëmbël të rrahur me mikser ose me çokollatë të grirë në rende.