Për ta vërtetuar këtë duhet të përgjigjeni dhe të shihni rezultatin. Do t’ju japim një skenar dhe do t’ju bëjmë një pyetje. Mes opsioneve zgjidhni vetëm një me të cilën identifikoheni. Nuk vlen të zgjedhësh më shumë se një, por nëse identifikoheni me më shumë se një, zgjidhni prioritetin.

Fillim testi.

Nesër nuk ke punë. Nuk duhet të punosh, të çosh fëmijët në shkollë apo të bësh pazarin. Nuk duhet të shqetësohesh për asgjë sepse s’ke asgjë për të bërë.

Pyetja është: Çfarë do të bëje nesër në ditën tënde të lirë?

Mendohu pak, por mos u përgjigj ende. Kontrollo 10 mundësi përgjigje dhe zgjidh atë me të cilën identifikoheni më mirë.

10 mundësi

1 –organizimi i një takimi me miq të vjetër.

2 –imagjinoni sesi mund të përmirësohet bota.

3 –lojëra puzzle

4 –të bisedosh me një mik.

5 –të jesh president i një klubi.

6 –të mendoni për shtëpinë tuaj ideale.

7 –diskutoni sesi funksionojnë gjërat në botë.

8 –luani shah ose lojëra të ngjashme.

9 –organizoni një festë.

10 –ndihmoni një mik.

REZULTATET E TESTIT

1 – organizon një takim me miq të vjetër.

Jeni një person me një karizëm me të cilën është e lehtë të flasësh. Ju pëlqen t’u bëni përshtypje dhe të kënaqni të tjerët përtej të paturit një aftësi natyrale të të imituarit. Kini kujdes mos nënvleftësoni komunikimin ose do të përfundoni duke idealizuar marrëdhëniet.

2 – imagjinoni sesi mund të përmirësohet bota.

E merrni seriozisht punën dhe ju pëlqen të zgjidhni problemet. Ju pëlqen t’ua bëni qefin të tjerëve. Përveç muzikës dhe arteve do të bënit mjaft mirë punën tuaj në sektorë të trajnimit, të marrëdhënieve publike dhe të psikologjisë. Mos jini shumë të detajuar, apo shumë të rezervuar, ndryshe mund të përfundoni të vetmuar.

3 – lojëra puzzle

Jeni një person që observoni me përzgjedhje, e keni të lehtë të merreni me njerëz edhe pse jo detyrimisht jeni ekstrovertë. Jeni inteligjentë, por preferoni të thelloheni vetëm në gjëra që ju interesojnë. Bëni kujdes të mos mërziteni shpejt, jeta nuk është gjithmonë kaq stimuluese.

4 – bisedoni me një mik.

Keni një sens të fortë nderi dhe jeni të gatshëm të bëni ndonjë sakrificë për dikë ose për ndonjë gjë në të cilën besoni plotësisht. I evitoni konfliktet dhe ia dilni mjaft mirë me gjuhët, shkruan bota.al. Bëni kujdes të mos dukeni një njeri i ftohtë, i largët dhe i ndrojtur.

5 – jeni president i një klubi.

Jeni gati të udhëhiqni, ndiheni mjaft mirë në pozitat e komandës. Keni një personalitet të fortë dhe ndiheni mirë duke patur përgjegjshmëri. Bëni kujdes të mos jeni të paduruar kundrejt gabimeve tuaja ose të të tjerëve.

6 –mendoni për shtëpinë tuaj ideale.

Preferoni të shihni ndaj të ardhmes sesa nga e shkuara dhe keni ide të mira. Ju pëlqejnë sfidat që kërkojnë kreativitet dhe nuk ju bëjnë përshtypje pozitat e autoritetit. Bëni kujdes të mos keni një mendje të mbyllur dhe përpiquni të pranoni sugjerime dhe ide nga të tjerët. Mund të jeni një person i vështirë për t’u kënaqur.

7 – diskutoni sesi funksionojnë gjërat në botë.

Ju pëlqejnë gjërat origjinale dhe jeni të interesuar për të parë produkte të reja. Jeni të prirur ndaj dëfrimit, jeni entuziast, qeshni dhe buzëqeshni, ju pëlqejnë bisedimet. Bëni kujdes të mos lini pas dore kritikat dhe kërkoni të përshtateni më mirë nëse doni një jetë më të lehtë.

8 –Luani shah dhe lojëra të ngjashme.

Përqendroheni mjaft lehtë dhe keni kujtesë të mirë. Çmoni inteligjencën tek të tjerët dhe preferoni të punoni vetëm. Është mjaft e lehtë të shkohet mirë me ju, por ju e keni të vështirë t’u tregoni personave cilët jeni me të vërtetë.

9 –organizoni festa.

Jeni tipa shoqërorë, ju pëlqen të jeni në harmoni me personat. Ju pëlqen të jeni mes njerëzish dhe e merrni shumë seriozisht mendimet e të tjerëve. Bëni kujdes të mos ndikoheni nga indiferenca e të tjerëve dhe përqendrohuni në marrëdhëniet me njerëzit që ju bëjnë mirë.

10 – Ndihmoni një mik.

Jeni një person i besueshëm dhe i ndershëm. Ndiheni mirë kur e kupton se veprimet e tua i kanë bërë mirë dikujt. Ajo që ju bezdis është ndryshimi i vazhdueshëm i rregullave. Bëni kujdes nëse merrni ndonjë pozicion lidershipi formal sepse keni vështirësi në delegimin e detyrave.