Tashmë ju keni lindur, dhe keni kohë më shumë që të qëndroni pranë bebes suaj.

E përderisa nuk keni obligime të tjera, juve përveç obligimeve rreth përkujdesit të bebes suaj, iu japim edhe një ide apo obligim shtesë.

Në videon e më poshtme shihet një nënë duke i bërë masazh të voglit të saj. Dhe kjo ide nuk është e keqe që edhe ju të filloni t’i masazhoni bebet tuaja.

Kjo rekomandohet sigurisht edhe nga pediatri për shumë nëna.

Ju mund të filloni me masazhin lehtë duke e lëmuar shpinën e bebes suaj, po ashtu me këtë ritëm filloni ia lëmoni edhe duart e këmbët dhe barkun.

Një masazh të lehtë edhe kokës së bebes suaj do i bënte mirë./Kosovarja/