Përgjigje:

Je e re për të pasur kaq shumë probleme me familje, qeliza e vetme e cila nuk ta do të keqen. Sjellja jote dhe problemet tua kanë bërë që të keni krijuar një distancë të padëshiruar, por te ta nuk është faji.

Ju i keni paratë për shtëpi, por ju ka mbetur në gjysmë ndërtimi! A e keni analizuar se çka po ndodh? Në tërë këtë tregim diçka po fshihet dhe ajo që po fshihet është në dëmin tënd. Ti, meqë e ke burrin, nuk ke nevojë me ndenjur te familja jote, aq më shumë kur nuk dini se kur përfundon shtëpia, e ajo mund të mos ndërtohet me vite. Pra, duhet të bisedoni me burrë dhe të sqaroni shumëçka dhe çdo gjë që keni për njëri-tjetrin, duhet t’ia thoni në sy njëri-tjetrit.