Përgjigje:

Fejesa është një kontratë, e cila pret të jetësohet dhe ai jetësim quhet martesë. Fakti se je fejuar nuk do të thotë se çdo gjë ka marr fund mes jush. Nëse nuk e do të fejuarin dhe nëse ndihesh e gabuar që ke bërë atë fejesë është më mirë ta prishni fejesën sesa të martoheni të palumtur. Ti në këtë gjendje nuk i ofron lumturi e as nuk i qon fat në shtëpi. Përkundrazi, e bën të palumtur e martesa e ka për mision lumturinë dhe familjen. Mendoje mirë pozicionin tënd dhe merr vendim për prishje të fejesës. Më mirë të ndaheni sot sesa më vonë.